Tregtarët po manipulojnë me çmime pas ndryshimit të TVSH-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Tregtarët kosovarë po vazhdojnë të manipulojnë me çmimet e artikujve të ndryshëm, duke i ngritur çmimet joproporcionalisht me ngritjen e TVSH-së nga 16 në 18 për qind. Përderisa te artikujt, ku është përgjysmuar TVSH-ja në 8 për qind, çmimet kanë mbetur të njëjta.

Kjo po ndodh me çmimin e bukës, edhe pse TVSH-ja e kësaj të fundit është liruar në 8 për qind çmimi i saj vazhdon të mbetet i njëjtë (30 centë). Ulja e TVSH-së pothuajse nuk është vërejtur as te çmimi i vajit dhe te produktet e qumështit.

Në Ministrinë e Financave thonë se ulja e TVSH-së pritet të reflektohet në mënyrë graduale te artikujt, përderisa kanë thënë se e kanë të pamundur të ndërhyjnë në treg për të rregulluar çmimet, pasi që, siç thonë ata, çmimet i rregullon vetë tregu.

“Efektet e TVSH-së do të vërehen te faturat e shërbimeve publike, ndërsa sa i përket çmimeve të produkteve që janë subjekt i forcave të lira të tregut, këto ndryshime do të reflektohen në mënyrë më graduale”. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tregtaret-po-manipulojne-me-cmime-pas-ndryshimit-te-tvsh-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala