Tre tërmete të njëpasnjëshme në Tiranë

Autori:Gazeta Fjala

Tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë regjistruar rreth orës 07:30 në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa janë ndjerë edhe në Shkodër, Laç, Kukës, Pukë dhe Bulqizë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës.

Lëkundja e parë sizmike ishte shumë e lehtë, ndërsa e dyta u regjistrua me magnitudë 3.3 ballë e shkallës Rihter. Lëkundja e tretë, me magnitudë 5.0 ballë e shkallës Rihter, shkaktoi panik tek qytetarët.

Momentalisht nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa banorët të frikësuar kanë dalë nga banesat e tyre.

Lëkundje tërmeti u ndjenë edhe rreth mesditës së djeshme në Tiranë. Lëkundje që zgjatën më shumë se 10-13 sekonda. Sipas të dhënave, tërmeti kishte patur magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter , ndërkohë epiqendra e tërmetit ka qenë 18 km në juglindje të Bulqizës.

Specialisti: Tërmeti në Bulqizë, që dje aktiv

Përgjegjësi i departamentit të Sizmologjisë, Rexhep Koci deklaroi për “News24” se tërmeti në juglindje të Bulqizës ishte aktiv që ditën e djeshme. Sipas Koçit, juglindja e Bulqizës karakterizohet nga një aktivitet i shtuar sizmik.

“Tërmetet janë të pritshme, nuk dihet fuqia e tyre. sot rreth orës 07:26 u regjistruan dy tërmete. Juglindja e Bulqizës, aktivitet të shtuar”, deklaroi Koçi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tre-termete-te-njepasnjeshme-netirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala