Tre të vdekur në rrugën e Kombit (Foto)

Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme.
Fotot janë dërguar nga një lexues, i cili po voziste në rrugën e kombit.
Ndërkohë mediat nga Shqipëria raportojnë se fillimisht ishte një automjet tip “Ford” i cili kishte dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Kur karrotreci mbërriti për të tërhequr makinën e aksidentuar, një tjetër automjet që lëvizte me shpejtësi është përplasur me karrotrecin, duke i shkaktuar vdekjen tre personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Aktualisht policia është në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.