Tre persona humbin jetën në magjistralen Prishtinë-Pejë

Tre persona mbetën të vdekur, e katër të tjerë u lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Dollc të Klinës, me ç’rast në këtë aksident u përfshinë një furgon dhe një kamion.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale e Pejës. Në një komunikatë për media ata thanë se kanë marrë të gjitha masat nevojshme, në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori së bashku me hetuesit.
Sipas njoftimit njëri nga të lënduarit është dërguar për në QKUK e tre të tjerë janë në tretman mjekësor.