Tre persona dyshohen për vrasjen e familjarit të tyre në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë, në rrugën Dedë Gjo Luli.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka vërejtur se viktima në kokë kishte një vrimë shpuese që dyshohet se është goditur me armë zjarri. Të dyshuar janë tre familjar të viktimës një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar. Kjo ngjarje nga Policia është cilësuar si vrasje

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tre-persona-dyshohen-per-vrasjen-e-familjarit-te-tyre-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala