Tre kandidat për Avokatin e Popullit

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të duhet të zgjedhin për Avokatin e ardhshëm të Popullit në mes të tre kandidatëve, përkatësisht Hilmi Jasharit, Isa Hasanit dhe Shqipe Malajt, shkruan sot Koha Ditore.

Këta kandidatë do t’i propozohen të enjten Kryesisë së Kuvendit, nga Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut dhe peticione. Kjo u konfirmua edhe nga kryesuesja e panelit vlerësues, Lirie Kajtazi.

“Këta janë tre emrat që i kemi në dokumentin e përpiluar pas përmbylljes së intervistimit dhe votimit”, ka thënë ajo. Kajtazi bëri të ditur se nga të tre kandidatët, më i votuari nga ana e panelit ka qenë dikur ish-ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tre-kandidat-per-avokatin-e-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala