Tragjedia e radhës: Përmbytet varka me refugjatë, 17 të vdekur

Autori:Avdyl Pajaziti

Një varkë me refugjatë që ishte nisur nga brigjet turke të Bodrumit drejt ishullit grek të Kosit është përmbytur, duke lënë të vdekur 17 prej tyre.

Kryetar i provinvës turke, Migla Amir Çiçek ka thënë se varka 8-metërshe e gjatë është përmbytur në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të ishullit turk Cavus, raporton gazeta turke “Hurriyet”, transmeton Indeksonline.

“Në varkë ndodheshin 37 persona. Kolegët tanë kanë shpëtuar 20 prej tyre, ndërsa kanë gjetur 17 të vdekur”, ka thënë Çiçek, duke shtuar se asnjë refugjat nuk është i zhdukur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tragjedia-e-radhes-permbytet-varka-me-refugjate-17-te-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala