Topallit i dërgohet ftesa nga Prokuroria, pritet edhe Kadaj-Bujupit

Autori:Avdyl Pajaziti

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, zgjati pak minuta, meqë shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, hodhi gaz lotsjellës, e pas saj edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli.

Burime brenda opozitës i kanë thënë Telegrafit se deputetit Topalli tashmë i ka arritur ftesa nga Prokuroria për t’u paraqitur në Polici, ndërsa që çdo moment pritet që një e tillë t’i shkojë edhe deputetes Kadaj-Bujupi.

Të njëjtat burime thonë se prokurore e rastit është Fikrije Krasniqi Fejzullahu. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topallit-i-dergohet-ftesa-nga-prokuroria-pritet-edhe-kadaj-bujupit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala