Topalli tregon si u fut gazi lotsjellës në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Vetëvendosje Faton Topalli ka treguar se si e kanë futur gazin lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës.

Topalli sot ishte ndalur në hyrje të Kuvendit nga detektorët sepse ai kishte pasur me vete një copë metali.

“Unë e kam pasur atë copë metali që të më detektonin mua, e të tjerët të hynin me gaz lotsjellës brenda Kuvendit, pa u vërejtur”, tha ai.

Deputeti i  Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë të vendosur që të vazhdojnë qëndresën e tyre kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Ai  tha se do të vazhdojnë skenare të tilla derisa të kryeministri Mustafa të bëjë tërheqjen e marrëveshjeve, siç tha ai, të dëmshme për Kosovën, raporton lajmi.net.

“Opozita nuk është se s’ka paralajmëruar se s’do të ketë vazhdim të seancës për marrëveshjet që Mustafa i ka bërë me shtetin serb. Zërat janë shtuar kundër këtyre marrëveshjeve. Mustafa duhet të tërhiqet nga marrëveshjet dhe ne do t’i kthehemi punës së kuvendit”, tha Topalli.

Ai pranoi se veprimet e tyre janë shumë të vogla në krahasim me demin e madh që siç tha ai, kryeministri Isa Mustafa po ia bën Kosovës me këto marrëveshje.

Ndërsa theksoi se ndërhyrja e policisë do të nënkuptonte se Qeveria Mustafa po shkon  rrugës së sigurt që ta kthejë vendin në shtet policor dhe se ky hap sipas tij do ta acaronte më shumë situatën në Kosovë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-tregon-si-u-fut-gazi-lotsjelles-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala