Topalli: Nuk ka seanca pa u arrestuar gjithë deputetët e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i VV-së, Faton Topalli ka thënë se sot nuk do te këtë seancë në Kuvendin e Kosovës. Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se seancë nuk do të ketë deri sa të arrestohen të gjithë deputetet e opozitës.

Ky është postimi i plotë i Topallit:

Nuk ka seanca pa u arrestuar gjithë deputetët e opozitës

– A do të arrestohen sot edhe deputetë të tjerë të opozitës?

Koalicioni qeverisës vendosi edhe një herë që kaosi në Kuvend të vazhdoj. Mesazhi i sajë është: „ne jemi kundër dialogut dhe çfarëdo kompromisi me ju“. Ndryshe s’ka si të shpjegohet vendimi për tu mbajtur mbledhja e sotme e Kuvendit, përkundër paralajmërimit të opozitës për ta penguar vazhdimin e saj. Tërheqja nga marrëveshjet do të bënte të mundshëm menjëherë të mundshëm funksionimin e Kuvendit por këtë qeveria nuk e donë. Thaçi, Mustafa dhe Kadri Veseli gabojnë në llogari. Nëse mendojnë se opozita do të dorëzohet në Kuvend, kjo nuk do të ndodhë pa u arrestuar edhe deputeti i fundit i saj. Fundja edhe kur burgosen të gjithë, ata që i kanë zgjedhur këta deputet nuk do të lejojnë zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë. Pra dhuna policore dhe ndjekja e deputetëve nuk është zgjidhje. Kuvendi sot është i rrethuar nga forca të mëdha të policisë. Në parkingun e Kuvendit kam më shumë vetura të policisë dhe furgon se sa makina private të deputetëve dhe personelit. Sot do të arrestohen edhe deputet të tjerë të opozitës. Kështu len pushteti për të nënkuptuar. Brenda Kuvendit në çdo hyrje, çdo shkallë, çdo derë janë vendosur forca të sigurisë. Definitivisht Kosova është kthyer në një shtet policor. Mustafa, Thaçi dhe Veseli po e qojnë vendin drejtë një polarizimi të skajshëm për të cilin askush nuk mund ta llogarisë se si do të përfundoj. Hiqni dorë nga kthimi i Serbisë në Kosovë sepse petku i Serbisë është tepër i ngushtë për të ia veshur dëshirës dhe përpjekjes së madhe të një populli për të jetuar i lirë. Kosova nuk e duron më petkun e Serbisë, me Isa Mustafën, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, apo pa ta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-nuk-ka-seanca-pa-u-arrestuar-gjithe-deputetet-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala