Topalli në arrest shtëpiak, Kadaj-Bujupi e lirë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit ka provuar ankesat e mbrojtëseve të të pandehurve Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, duke bërë në Departamentin e Krimeve të rënda të vendoset se aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 17.12.2015, të ndryshohet si vijon.

-Të pandehurit Faton Topalli ndërpritet masa e paraburgimit dhe i caktohet ajo e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjas deri me 17.02.2015.

– Të pandehurës Donika Kadaj – Bujupi, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak . E dyshuara pas marrjes se aktvendimit do të mbrohet në liri.

Sa i përket të dyshuarës Donika Kadaj Bujupi, nga shkresat e lëndës, nuk rezulton asnjë rrethanë e posaçme, objektive që do ta bënte të arsyeshëm bazën ligjore, të vazhdimit të arrestit shtëpiak. Ndërsa në rastin e të dyshuarit Faton Topalli, kjo gjykatë vlerëson se dhe me masën e arrestit shtëpiak, do mund të sigurohej, prania e tij në procedurë, dhe mundësia e pengimit të veprës penale, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-ne-arrest-shtepiak-kadaj-bujupi-e-lire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala