Topalli: Kosova më nuk është shtet

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, se pas formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosova më nuk do të ekzistojë si një shtet dhe funksionimi normal do të jetë i pamundur.

Nënshkrimi i marrëveshjeve në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Topallit e zhvleftëson shtetin e Kosovës.

“Ne më nuk do të jemi shtet”, ka deklaruar Topalli.

“Jemi në krizë dhe shterohet pyetje nëse do të ekzistojë shteti i Kosovës apo nuk do të ekzistojë. Qeveria sjellë marrëveshje në dëm të Kosovës, dhe funksionimi i Kosovës do të jetë i pamudshëm”, tha ai në Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-kosova-me-nuk-eshte-shtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala