Topalli konfirmon: Nuk do të jem në seancën e sotme në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë për Gazetën Fjala se Kuvendi i Kosovës është rrethuar nga forca të mëdha të policisë dhe kjo po e pamundëson shkuarjen e tij në seancë. Ndaj deputetit Topalli ka fletarrestim nga Policia e Kosovës për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

“ Brenda Kuvendit gjendja është e njëjtë. Kudo, në hyrje, në shkallë, pranë dyerve kryesore ka polic dhe personel të sigurisë. Në këto kushte pjesëmarrja e ime është e pamundshme. Duke qëndruar jashtë burgut, dhe ky nuk është vetëm mendim i imi, kam mundësi të kontribuojë më shumë kundër kthimit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, sot ka shumë gjasa të arrestohen edhe deputet të tjerë të opozitës.

“Policia është ajo që zbaton urdhrat. Mund të them që Qeveria, këtë e kanë thënë personalisht edhe z. Mustafa edhe z. Thaçi se do t’i arrestoj deputetët e opozitës. Unë nuk kam dyshim se këtë nuk do ta bëjnë po tu jepet rast”, ka thënë Topalli, për Gazetën Fjala. Ajo që qeveria nuk kalkulon, sipas tij, janë pasojat për sigurinë e vendit dhe kaosi në të cilin po e futë Kosovën kjo qeveri. “Regjimi serb më ka ndjekur për 20 vite me radhë për shkak të angazhimit tim për Republikën e Kosovës. Tani është hera e dytë pse po ndiqem për të njëjtën arsye”, ka thënë Topalli./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-konfirmon-nuk-do-te-jem-ne-seancen-e-sotme-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala