Topalli: Gazi ishte në Parlament, pronë e policisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, në Zona e Debatit ka komentuar zhvillimet e fundit në Parlamentin e Kosovës dhe konkretisht hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e tij.

Topalli ka thënë se veprimi i tij ishte në përputhje me atë që ka bërë dhe paralajmëruar VV-ja deri tani, njofton Klan Kosova.

“Gazi lotsjellës ishte në parlament, dikush nga deputetët e opozitës u desh ta merrte përsipër këtë akt, nuk është diçka e re”.

“Ne kemi paralajmëruar që do të bëjmë çdo gjë për ta ndaluar Zajednicën.”

“Nuk jemi në që po e bllokojmë Kuvendin, është kryeministri Isa Mustafa ai që e ka bllokuar Kuvendin i cili edhe ka shkelur kushtetutën”, përfundoi Topalli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-gazi-ishte-ne-parlament-prone-e-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala