Topalli: bashkatdhetarët po plaçkiten nga Mafia

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Fton Topalli ka ngritur në Kuvend sërish çështjen e ‘Kartonit të Gjelbër’. Ai ka thënë se bashkatdhetarët tanë po plaçkiten nga mafia në Kosovë.
Topalli po ashtu ka akuzuar edhe institucionet e Kosovës, pasi sipas tij, me qëllim kanë neglizhuar arritjen e marrëveshjes për “Kartonin e Gjelbër”.
Ai ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që të filloj hetimet për këtë çështje.
Ndërsa ka përmendur emrin e Bexhet Pacollit dhe Gani Thaçit, si përfituesit më të mëdhenj, nga tarifat që i paguajnë bashkatdhetarët.
Pas këtij fjalimi ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili kërkoi deputetit Topalli që për këtë punë t’i drejtohet Prokurorisë, e jo të bëjë ftesa publike në drejtim të kryeprokurorit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/topalli-bashkatdhetaret-po-plackiten-nga-mafia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala