Top 10 zbulimet që e ndryshuan botën

Rrota – Para zbulimit të rrotës mijëra vite më parë, njerëzit ishin rreptësisht të limituar se sa mallra mund të transportojnë, dhe sa larg. Karroca lehtësoi agrikulturën dhe tregtinë duke u mundësuar transportimin e të mirave në treg, dhe poashtu lehtësimin bartjes së barrës gjatë transportit të saj. Tani, rrotat janë pjesë vitale e jetës sonë, që nga orët e deri tek turbinat e veturave.
Gozhda – Pa gozhda, civilizimi do të shkatërrohej. Ky zublim kyq nuk u vë në zbatim deri në kohën kur njerëzit arritën ti jepnin formë metaleve.
Kompasi – Marinarët antik kanë udhëtuar duke u bazuar në yje, por kjo metodë nuk funksiononte gjatë ditës apo netëve me re, pra ishte e pasigurtë udhëtimi në këtë mënyrë. Kinëzët ishin ata të cilët e bënë zbulimin e parë të kompas-it, në mes të shekullit 9-të dhe 10të.
Makina e shtypit – Gjermani Johanes Gutenberg e zbuloi makinën e shtypit rreth vitit 1440. Me këtë zbulim njerëzimi përfitoi në mënyra të ndryshme si: kopjimin e librave, gjë që rezultoi me shpërndarjen më të madhe të dijes.
Motori me djegje të mbrendshme – Në këta motorë, djegja e karburantit lëshon gaz me temperaturë të lartë, e cila, zgjerohet, aplikon forcë në piston, duke e lëvizur atë. Përfundimi i zbulimit të këtyre motorëve daton kah shekulli 19-të.
Telefoni – Disa zbulues kanë marrur pjesë në zbulimin e telefonit, secili duke ndihmuar nga pak, mirëpo, Graham Bell ishte ai i cili u dekorua me këtë zbulim në vitin 1876.
Poçi elektrik – përderisa ke dritë natyrale, produktiviteti yt përfundon së bashku me përfundimin e ditës. Poçi elektrik ndryshoi botën duke na lejuar ne të jemi aktiv edhe gjatë natës.
Penicilini – Është njëra prej historive më të mirë të zbulimit. Në vitin 1928, shkencëtari Skocez Aleksandër Fleming vëreu enën e tij të mbushur me bakterie. Dhe më pastaj kjo pjatë u mbush me myk, dhe ku gjende myk, vdiste bakteria. Dhe kështu kjo formulë u përpunua dhe sot quhet Pencilin.
Kontraceptiv-ët – Kondomët janë forma tjetër e kontraceptivëve. Me zbulimin e kontraceptivë-ve, çifteve martesore u jepet shansa për mosmbetje të padëshirueshme të shtatzanisë.
Internet-i – Me të vërtetë nuk ka nevojë për perzantim. Sistemi global i konektimit të rrjeteve kompjuterike i njohur si internet përdoret nga miliarda njerëz anëembanë botës. Shumë njerëz kanë ndihmuar në zbulimin e tij, mirëpo të gjitha meritat i shkojnë shkencëtarit Laurens Roberts. Në vitin 1960, një ekip i shkencëtarëve të kompjuter-it të cilët punonin për Departament-in Mborjtës të SHBA-ve, ndërtuan një rrjet komunikues për ti lidhur kompjuterët në agjencinë e tyre, i quajtur ARPANET. ARPANET ishte paraardhësi i Internet-it të sotëm.