Top 10 vendet më të lira për muaj të mjaltit

Autori:Avdyl Pajaziti

Martesa, ia vlen që të manifestohet me një muaj të mjaltit të paharrueshëm, e me çmim të lirë.

  1. Tulum, Mexico – Përderisa vendet tjera ofrojnë 500 dollarë, për natë, në Tulum, nata për person kushton 79 dollarë. Përmban ofertë ‘all-inclusive’, që përfshinë ushqimin, pije të pafundme, aktivitete etj.
  2. Florida Keys – në qoftë se i ëndërroni Karaibet, por nuk është e përballueshme për ju, atëherë Florida Keys mund të jetë opcion i bukur.
  3. Ireland – Irlanda është bërë njëra prej vlerave më të mira të udhëtimit për muaj të mjaltit. Vendi më i bukur për vizitë janë ujëdhesat Emerald.
  4. Portugal – është njëra prej vendeve të përballueshme fianciarisht, krahas fqinjëve të saj si Spanja dhe ishujt Grek. Një javë e kaluar në hotelet me pesë yjë në Lisbonë, ka çmimin e nejt si të kalosh dy netë në hotelet e luksoze të qendrave Evropiane.
  5. Lake Tahoe, Nevada – e strehuar në mes të kufirit të Kalifornisë dhe Nevadës, është njëra prej lumenjëve më të mira të vendit. Përmban disa vende ku mund të relaksohesh në plazhet e saj të bukura.
  6. Oahu, Haëaii – vend për një muaj të qetë të mjaltit, ujëra të nxehta, relativisht mot i thatë, dhe jetë të gjallëruar të natës.
  7. Mendocino, California – me vijëbregdetare të mrekullueshme, e të mbushur me plazha piktoreske, lule të bukura, dhe male të gjelbruara, është vend që ia vlen të kalohet muaji i mjaltit.
  8. Havasupai, Arizona – është destinacion ideal për aventurierët e dashuruar, të cilët kërkojnë të kalojnë muaj të mjaltit të paharruar. Është e njohur botërisht për përmbajtjen e bukurive përrallore, duke përfshirë ujëvarën Havasu.
  9. Big Sur, California – është vend që të mbush plot frymëzim, shumë prej artistëve të njohur kalojnë kohën këtu për të gjetur frymëzim, si John Steinbeck. Përmban çmime shumë të lira deri tek 20 dollarë për natë.
  10. Puerto Rico- Vendi i administruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjendet në Karaibe dhe është mjaf i lirë për atë që e ofron. Ai është i njohur për pijen alkoolike që e bënë të famshëm piratët- Rumi dhe pijet tjera tropikale. Ka edhe bukuri përrallore të cilat ia vlenë t’i vizitoni me çmime të lira.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/top-10-vendet-me-te-lira-per-muaj-te-mjaltit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala