Top 10 vendet e ndaluara

Autori:admin

Në  botë  ka shumë  vende të caktuara të cilat janë të ndaluara për tu vizituar. Por, lista e vendeve që  nuk mund të  shkelë  kë mba e njerëzve të  zakonshë janë  si më  poshtë:

10.  Empire State Building, New York

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar04Empire State Building është një nga monumentet më të bukura të New Yorkut. Ndërtesa është 1.454 metra e lartë, përfshirë edhe antenën. Në vitet 1931-1970 ajo ishte ndërtesa më e lartë në botë, ende sot është një nga strukturat më të larta në Big Apple. Nuk është çudi, pra që njerëzit duan të shohin pamjen më të mirë të qytetit të Nju Jork nga kulla por vetëm në katin e 102. Kati 103 ofron një pamje edhe më të mirë për të parë qytetin por është i mbyllur për publikun. Në këtë kat ka hapsirë të mjaftueshme për tu ulur edhe helikopterë të vegjel. Nuk është cudi nëse përdoret për dicka të tillë.

 

9. Ishull Hashima

10-vendet-e-ndaluara-ne-bote-per-tu-vizituar03Ishull Hashima i njohur si Gunkanjima (ose Ishulli Battleship) është një ishull i pabanuar 14.5 kilometra larg Nagasaki. Kjo pjesë toke është blerë nga Mitsubishi në vitin 1890, në të cilin janë ndërtuar ndërtesa me apartamente për punëtorët të cilët nxirrnin qymyrit nga minierat nënujore. Me pas në 1974 minierat u mbyllën dhe Hashima u braktis, duke fituar pseudonimin ishulli fantazëm. Vendi do të ishte një destinacion i madh për entuziastët dhe aventurierët, por shumë nga ndërtesat janë në gjendje të shkatërruar dhe kjo i bën vizitat e rrezikshme.

 

8. Hollywood Billboard

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar02 Një nga simbolet më të njohura të qytetit Tinsel Town, është me patjetër billboard në kodrat e Hollywood-it. Për herë të parë është ndërtuar në vitin 1923. I ndërtuar si shpallje për zhvillimet e pasurive të patundshme, billboard u rivendos në vitin 1978, pas degradimit ekstrem që pati. Për ta ruajtur nga turistët të cilët me patjetër janë të interesuar ta shikojnë nga afër është vendosur një rrethojë mbrojtëse nga një sistem i sigurisë hi-tech, me detektorë të lëvizjes dhe video kamera.

 

7.Ise Grand Shrine

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar01Grand Shrine Ise është i vendosur në prefekturën Mie, në Honshu Island të Japonisë, është një nga vendet më të shenjta Shinto, kushtuar perëndeshës Amaterasu. Thuhet se janë krijuar dy mijë vjet më parë. Por ajo është me sa duket vendi ku është mbajtur Imperial Sacred Mirror. Për njerëzit e zakonshëm është e pamundur hyrja. Kryeprifti që është ngarkuar për të mbrojtur vendin e shejtë duket të jetë nga një familje perandorake japoneze.

 

6. Poveglia Poveglia
10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar07Eshtë një ishull i vogël në lagunën veneciane me një histori mjaft të pakëndshme. Popullsia e saj u zhvendos në shekullin e 14 pasi ishulli u sulmua nga flota rivale Gjenueze dhe më pas vendi mbeti kryesisht i pabanuar, derisa u bë një stacion karantinë. Mijëra njerëz vlerësohet të kenë vdekur aty nga murtaja dhe sëmundje të tjera të tmerrshme, deri në vitin 1922 vendi u shndërrua në një azil për të sëmurët mendorë, ku mendohet se një mjek mizor ka eksperimentuar mbi pacientet me lobotomi. Në ditët e sotme, Poveglia mendohet të jetë një ishull me një histori të tillë dhe me fantazma. Ishulli është i mbyllur aktualisht për publikun.

 

5. Muzeu Kombëtar i edukimit të Sigurimit

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar10Në Nanjing ka dokumente dhe paisje elektronike që datojnë që nga 1927. Ndërsa Departamenti Qendror i Spiunazhit i Partisë Komuniste u krijua në vitet 1980. Në këtë ndërtesë do të gjeni të gjitha mjetet që i keni parë në filmat e vjetër të James Bond pistoletat e vogëla, armë të maskuara si buzëkuq, monedhat e përdorura për të fshehur dokumentet, kamera miniaturë, dhe si harta të fshehur në kuvertën e kartave. Edhe pse gjërat e ekspozuara janë mjaft të vjetëruara, spiunët kinezë kanë më shumë mikro mjetë hi-tech për të spiunuar sot. Muzeu është ende jashtë kufijve për tu vizituar nga të huajt.

 

4. Ishulli i Veriut Sentinel

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar08 Ishulli i Veriut Sentinel është pjesë e Ishujve Andaman, një arkipelag në Gjirin e Bengalit. Normalisht është i administruar nga India, por në të banojnë njerëz të quajtur Sentinelese (vlerësohet të jenë në disa qindra), janë disa nga njerëzit e fundit në planet që nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimit modern. Në fakt, ata kanë qenë të njohur për hedhjen e shtizave dhe shigjetave kur të huajt afroheshin afër tokave të tyre. Kohët e fundit dy peshkatarë kanë gjetur vdekjen ndërsa përpiqeshin të afroheshin në ishull. Ndërkohë që pa dyshim do të jetë interesante që të bashkëpunosh me njerëzit që janë ende në epokën e gurit. Nga ana tjetër qeveria nuk ka ndërmend të ndërhyjë në asnjë mënyrë në jetën e vendasve.

 

3. Arkivat sekrete të Vatikanit

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar05Mos u mashtroni nga fjala sekrete,(ose në teori konspirative), ajo përdoret vetëm për ta përshkruar atë zyrtarisht. Në këtë kontekst, fjala thjesht do të thotë që arkivat janë pronë personale e Papës në fakt, dokumentet janë të hapura për publikun, por këtu ka dicka tjetër, që ju të eksploroni arkivat duhet të jeni një dijetar që bëni kërkime. Ndërsa për personat e zakonshëm është pak problem. Thuhet se në arkivat e fshehtë të Vatikanit ndodhen rreth 35.000 vëllime në arkivin 52 kilometra të gjatë. Dokumentet me vlerë të paçmueshme janë të vjetra disa mileniume. Ato kryesisht datojnë nga shekulli i tetë, e deri në ditët e sotme, dhe në to përshkruhen shumë personazhe historike, duke filluar që nga kalorësit e templarëve, e deri tek Galileo Galilei, Martin Lutheri dhe Henry i XVIII. Këto dokumente zakonisht ruhen brenda hapësirave të klimatizuara të Pallatit Apostolik në Vatikan.

 

2. Shpella Lascaux

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar09 Lascaux është një vend në Francën jugperëndimore, i famshëm për shpellën që mbart pikturat prehistorike të cilat datojnë rreth 17 300 vjet më parë. Shpella përmban pothuajse 2 000 imazhe që pasqyrojnë kafshët, njerëzit, dhe shifrat abstrakte. Disa nga këto imazhe janë mjaft të bukura dhe një pasqyrë unike në mendjet e paraardhësve tanë të largët, të cilët duket kenë pasur prirje artistike para se të ndërtoheshin qytetërimet e para të lashta. Që kur është zbuluar në vitin 1940, shpella kanë qenë një destinacion shumë i popullarizuar turistik, por fluksi i vizitorëve ka bërë që të këtë ndikim negativ tek pikturat, ndaj edhe lejimi ka qenë i kufizuar.

 

1. Surtsey

10 vendet e ndaluara ne bote per tu vizituar06Ishulli i Surtsey është pika më jugore e Islandës dhe gjithashtu vendi “më i ri” në Tokë. U krijua si pasojë e një shpërthimi vullkanik që filloi në vitin 1963, duke arritur sipërfaqen në nëntor të 1963 dhe përfundoi në qershor të vitit 1967. Surtsey aktualisht është duke u trajtuar si lloj eksperimenti shkencor. Rreth 724.2048 metra tokë është mbajtur e pabanuar (me përjashtim të një poste të vogël të përdorur për hulumtuesit të cilët janë të kujdesshëm për të mos ndërhyjë me ekosistemin lokal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/top-10-vendet-e-ndaluara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala