Top 10 fjalimet më të mira

Autori:Zekirja Shabani

Konferenca TED talks, është një konferencë e cila mbahet në gjithë botën. Qëllimi i saj është promovimi i ideve në të gjitha sferat jetësorë, si në shkencë, politikë, ekonomi etj. TED d.m.th. Technology, Enteratinment and Design (Teknologji, zbavitje, dhe dizajn), dhe vepron nën sloganin ‘Ideas worth spreading’ (Ide që vlen të shpërndahen).

Këtu janë të zgjedhura top 10 fjalimet e saj:

  1. Al Gore, “New Thinking on climate crisis” – në këtë fjalim ish-presidenti amerikan Al Gore, sjell dëshmi që ritmi i ndryshimit klimatik mund të jetë edhe më keq sesa parashikojnë shkencëtarët. Ai na sfidon ne që të veprojmë.
  2. Monica Lewinsky, “The Price of Shame” – “turpi publik si akt normal duhet të ndalet,” thotë ajo. Në vitin 1998, tregon , “se ishte viktimë e këtij turpi duke humbur reputacionin personal në shkallë globale.” Në këtë fjalim ajo tregon se ky lloj turpi mund të shpjerë edhe në vetëvrasje.
  3. Amy Smith, “Simple designs to save a life” – tymi nga zjarri i gatimit brenda shtëpisë vret më shumë se 2 milion fëmijë në botën në zhvillim. Inxhinierja e MIT, Amy Smith, detajizon një zgjidhje të vetme dhe në të njejtën kohë dëfryese: një mjet për kthimin e mbeturinave të farmës në qymyr druri të pastër.
  4. Marc Kushner, “Why buildings of the future Will be shaped by … you” – “Arkitektura nuk ka të bëjë me matematikë apo me zonim – ka të bëjë me emocione të organeve të mbrendshme,” thotë Marc Kushner.
  5. Ashraf Ghani, “How to rebuild a broken state” – fjalimi i fuqishëm dhe pasionant i Ashraf Ghani-t, duke i vënë vëmendje të posaçme të dyjave, invetsimit ekonomik dhe zgjuarsisë dizajnore, për të ndërtuar shtetet e thyera.
  6. Andy Yen, “Think your email’s private? Think again” – dërgimi i një e-maili është sikur dërgimi i një kartoline, thotë shkencëtari Andy Yen në fjalimin e tij provokativ: çdokush mund ta lexojë. ‘Enkriptimi’ – teknologjia që e mbron privacinë e komunikimit me email, ekziston. Vetëmse deri tani ka qenë shumë e vështirë që të instalohet dhe të përdoret.
  7. Burt Rutan, “The real future of space exploration” – në këtë fjalim pasionant, dizajneri legjendar i anijeve kozmike Burt Ruhan sulmon programin e hapsirës të financuar nga qeveria Amerikane, i cili ka stagnuar dhe kërkon nga ndërmarrësit që ta rimarrin aty ku e ka braktisur NASA.
  8. Chris Bangle, “Great cars are great art” – dizajneri amerikan Chris Bangle, spjegon filozofinë e tij se dizanimi i veturave është një art, i cili ngërthen në vete kënaqësi.
  9. Ismael Nazario, “What I learnd as a kid in jail” – si tinejgjer, Ismael Nazario u burgos në burgun ‘New York’s Rikers Island jail,’ ku aty kaloi 300 ditë në izolim – ndërsa më herët kurr nuk ishte akuzuar për ndonjë krim.
  10. Seth Godin, “How to get your ideas spread” – në një botë me opcione të shumta dhe shumë pak kohë, zgjidhja jonë është që të injorojmë gjërat normale. Seth Godin tregon pse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/top-10-fjalimet-me-te-mira/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala