Tony Blair merr përgjegjësi për ngritjen e ISIS-it, kërkon falje

Autori:Gazeta Fjala

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, më në fund ka kërkuar falje për luftën në Irak, duke e pranuar se ai mund të fajësohet pjesërisht për ngritjen e Shtetit Islamik, shkruan britanikja “Daily Mail.”

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Tony Blairit për rrjetin televiziv CNN vjen 12 vjet pasi ai refuzon të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për luftën në Irak, transmeton Indeksonline.

Ai gjatë emisionit e pranon se me fajin e tij është shkaktuar “ferri” në Irak, duke e mbështetur ish-presidentin amerikan, Geroge W. Bush për ta rrëzuar ish-diktatoin Saddam Hussein.

Ai në intervistën televizive për CNN që pritet të shfaqet sot, kërkon falje për sulmet ushtarake të Britanisë, madje shkon aq larg sa thotë se ndërhyrjet atje ishin krime lufte – derisa e mohon që ai personalisht të ketë kryer ndonjë krim.

Kur pyetet nëse lufta në Irak ka qenë gabim, Blair kërkon falje duke thënë “më vjen keq që informacionet inteligjente që kishim marrë ishin aq të gabuara. Po ashtu kërkoj falje për disa gabime në planifikim, dhe sigurisht, për gabimin tonë duke mos e kuptuar se çfarë do të ndodh pas rrëzimit të regjimit.”

Ndërkaq, kur pyetet nëse lufta në Irak ka qenë shkaku parësor për krijimin e organizatës terroriste të Shtetit Islamik, ai përgjigjet duke thënë “Mendoj se ka të vërteta në këtë pohim.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tony-blair-merr-pergjegjesi-per-ngritjen-e-isis-it-kerkon-falje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala