Tony Blair kërkon 460 mijë euro për një fjalim

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryeministri laburist i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka kërkuar 460 mijë euro për fjalimin e tij në Konferencën Botërore të Urisë. Blair është ftuar në Stoccolma, të bëjë hapjen e Konferencës Botërore kudër Urisë, por në këmbim ka kërkuar 460 mijë euro.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail, për fjalimin e tij 20 minutësh, Blair ka kërkuar 380 mijë euro si kusht për “shqetësimin” dhe 112 mijë euro për shpenzimet. Ekzaktësisht i bie 380 euro për sekondë. Sipas burimeve të ish-kryeministrit, paratë e mbledhura do të shkonin në kasën e Fondacionit për Bamirësi të bashkëshortes së tij, Charlie Blair.

Por, për organizatorët e eventit, shuma e kërkuar ishte marramendëse dhe “marrëveshja” nuk u pranua.

Të paktën ky është një version. Stafi i Blarit, ka deklaruar se angazhimet e shumta e detyruan ish-kryeministrin të tërhiqet. Por, përsëri sipas burimeve që organizuan eventin, negociatat për shumën e kërkuar kanë vazhduar për një muaj, duke i ofruar 174 mijë dollarë, e natyrisht që Tony Blair nuk ka pranuar.

Mesa duket këto tarifa janë normale për Blair. Në vitin 2007, në një fjalim përpara 600 zyrtarëve të Partisë Komuniste kineze, Blair është paguar 465 mijë euro.

Tony Blair, si këshilltar i marrëdhënieve me Kazakistan ka marrë një shumë prej 22 milionë euro dhe 37 mijë euro nga Kuvajti.

Por, Blair nuk është i vetmi. Bill Clinton ka marrë 456 mijë euro për Samitin e parë kundër urisë; Fondacioni Clinton ka marrë 459 mijë euro për pranimin e çmimit të karrierës për ish-presidentin demokrat të SHBA-së. Të gjitha këto para kanë shkuar në llogarinë e shoqatës së bashkëshortes së tij Hillary Clinton. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tony-blair-kerkon-460-mije-euro-per-nje-fjalim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala