Todorovski: Diplomatët Maqedon nuk janë në gjendje ti kryejnë punët e veta

Autori:Avdyl Pajaziti

Shkup, 7 qershor- Kryetari i Sindikatës së shërbimit diplomatik Sashko Todorovski në një intervistë për REL mendon se ministria e punëve të jashtme e Maqedonisë ka shumë pak njerëz profesionist që dinë ta kryejnë detyrën e tyre, transmeton zhurnal.mk

MPJ funksionon si institucion profesional ose partiak?

“Për momentin mendoj se ka një ndarje të dyfishtë. D.m.th. një pjesë e kuadrove që janë pjesë nga besimi i plotë tek drejtuesit funksionojnë sipas vijave partiake, ndoshta ndonjë rrethana e gëzueshme është që ka detyra profesionale të cilat nuk mund secili t`i kryej dhe automatikisht ato kuadro që nuk përdoren, gjenden mënyra se si të përdoren, gjegjësisht t`i mbulojnë detyrat profesionale.

Nuk mund të prisni nga një njeri që asnjëherë nuk ka pasur kontakte me diplomacinë t`i dijë funksionet konsulare ose t`i dijë shërbimet konsulare dhe në këtë mënyrë të merrni raport se ne në këtë konsulatë nuk kryejmë shërbime konsulare.

Në çdo rast, për momentin ka 22 ambasador nëse nuk gënjehem, ambasador që nuk kanë pasur asnjë pikë prekëse me diplomacinë dhe në mënyrë automatike nuk guxojnë që të veprojnë në bazë të atyre punëve teknike.

Dhe praktikisht ministria paraqitet si supstitut për vet përfaqësitë diplomatike dhe një strukturë profesionale në ministri që i kryen ato punë profesionale e që përmes komunikimit elektronikë tentohet që ministria t`i kryejë punët për to, por gjithmonë kjo gjë nuk është e mundur.”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/todorovski-diplomatet-maqedon-nuk-jane-ne-gjendje-ti-kryejne-punet-e-veta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala