Tmerrohen serbët, Instagram ua mbyll profilin ‘kundër pranimit të Kosovës në UNESCO’

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e studentëve serbë në Mitrovicës, kanë hapur një profil në Instagram si pjesë e fushatës “Jo anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, por ai shumë shpejt është mbyllur, pasi që imazhet e kishave serbe të djegura dhe të shkatërruara janë karakterizuar si “përmbajtje shqetësuese”, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Nemanja Bishevac, njëri prej studentëve që udhëheq këtë zyrë, ka pranuar se profili i tyre në Instagram është mbyllur me arsyetimin se kanë postuar fotografi me përmbajtje shqetësuese, transmeton lajmi.net.

“Na është thënë se kemi postuar fotografi me përmbaje shqetësuese, kurse ne kemi postuar vetëm të vërtetën – djegien e kishave dhe manastireve serbe, shenjtorëve, shkatërrimin e monumenteve, varreve dhe kështu me radhë”, ka shtuar Bishevac.

Në kuadër të fushatës “Jo anëtarësimit të Kosovës në UNESCO” të cilën e udhëheq zyra e studentëve në Mitrovicë, raportohet se brenda një jave kanë arritur të mbledhin 130,000 nënshkrime në një peticion online nëpër rrjete sociale.

Sipas Bishevac, qëllimi i tyre është mbledhja e 200,000 nënshkrimeve deri më 9 nëntor, kur edhe pritet të votohet propozimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Jemi duke u munduar që në gjitha rrjete sociale të aktivizojmë njerëzit të nënshkruajnë peticionin tonë”, ka shtuar Bishevac.

Peticioni online, shpërndarja e fotografive dhe video materialeve nëpër rrjete sociale, është vetëm një pjesë e aktiviteteve në kuadër të luftës së studentëve kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, kështu studentët nga kjo zyrë kanë ndërmarrë hapa më konkret, duke vënë kontakte me mediat dhe zyrtarët e delegacioneve të UNESCO-s, ambasadat e tyre në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke u dërguar kështu letra dhe dëshmi në lidhje me kinse vuajtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tmerrohen-serbet-instagram-ua-mbyll-profilin-kunder-pranimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala