Tmerr në qendrën e mbajtjes në Vërmicë

Në dyshek të mykur e në kutërbim të rëndë nga banjoja jo funksionale e kalojnë natën qytetarët që ndalohen nga policia kufitare në Vërmicë.
Për kushte të mjerueshme në qendrën e ndaljes në këtë pikë kufitare me Shqipërinë, tregojnë më së miri fotografitë e siguruara nga Gazeta Fjala.
Sipas Policisë së Kosovës të gjithë personat qe bien ne kundërshtim me procedurat ligjore apo që janë të kërkuar që ndalohen në pika kufitare.
“Në bazë të procedurave ligjore dërgohen në rajonet përkatëse ku kërkohen, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme te organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës./Gazeta Fjala/