Tmerr në Bibliotekën Kombëtare (Foto)

Objekti i Bibliotekës Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinës ka probleme serioze në nyjet hidro–sanitare. Studentët dhe lexuesit e tjerë duhet të përdorin WC-të e lokaleve jashtë bibliotekës pasi WC-të e këtij institucioni, siç shihet në disa fotografi që ka siguruar Gazeta Fjala, janë jashtë funksionit.
Në foto shihet se kasetat e shkarkimit, rubinetet dhe lavamanët janë të thyer. Përveç kësaj, personat përgjegjës nuk janë kujdesur për ti larguar nga vendi edhe pse tani këto pajisje sanitare janë totalisht të pashfrytëzueshme./Gazeta Fjala/