Tmava: Në Trepçë 500 punëtorë nuk punojnë asgjë dhe marrin rroga

Autori:Avdyl Pajaziti

Ditëve të fundit Radio Evropa e Lirë ka raportuar se janë dy kompani në Kosovë (Rahovec dhe Vushtrri), që nuk kanë punëtorë të mjaftueshëm, edhe pse rroga e tyre sillet rreth 450 euro.

Mirëpo, paradoksi kosovar nuk mjafton me kaq, pasi që është bërë e ditur se në Kosovë gjendet një ndërmarrje, ku 400-500 punëtorë marrin rroga dhe nuk punojnë asgjë.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, i cili ka thënë se ky vit ka qenë shumë i vështirë për këtë ndërmarrje që është nën administrimin e AKP-së.

“Me krejt këto telashe që na kanë përcjellë sidomos këtë vit, ka qenë viti më i vështirë, për shkak të reflektimeve si mungesa e licencës për katër muaj. Mirëpo, pas një shfrytëzimi racional të mjeteve kemi arritur të mbijetojmë deri këtu, por gjatë nuk mund të mbijetojmë, sepse Trepça është reflektim social, sepse unë i kam 400-500 punëtorë që nuk punojnë asgjë dhe marrin rrogat dhe i kemi edhe pensionet e parakohshme. Janë punëtorë nëpër njësitë që nuk janë aktive dhe duhet të paguhen”, ka konfirmuar menaxheri i Trepçës.

Tmava ka thënë se në aspektin e ekonomizimit nuk imagjinohet të ecet me gjithë këto barra.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tmava-ne-trepce-500-punetore-nuk-punojne-asgje-dhe-marrin-rroga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala