Tkurret ekonomia botërore

Autori:Zekirja Shabani

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka ulur parashikimin për rritjen globale, duke u bazuar edhe në ekonomitë në zhvillim, por edhe në ato të zhvilluara, me një parashikim prej 3 për qind për vitin 2016.

Raporti është përpiluar duke marrë parasysh me ndikimet më të mëdha që priten në SHBA, Eurozonë dhe ekonomitë e varura ndaj eksporteve të lëndëve të para si Brazili dhe Kanadaja.

OECD deklaron se të pasurit një rritjetë fuqishme globale mbetet një synim i vështirë, dhe se ekonomia botërore ka gjasa të vazhdojë në ritmin e 2015-ës, duke ulur me 0.3 për qind parashikimet në raportin e mëparshëm të nëntorit.

Sipas raportit të bërë publike, ekonomia globale do të rritet me 3 për qind këtë vit dhe 3.3 për qind në 2017-ën. Tregtia dhe investimet janë të dobëta dhe kërkesa e zymtë po çon në inflacion të ulët e rritje të papunësisë.

Rreziqet e destabilitetit financiar janë të konsiderueshme, siç u provua të ndodhte së fundmi nërëniet në tregjet globale.

OECD tregon se SHBA do të rritet me 2 për qind këtë vit dhe 2.2 për qind në vitin që vjen, ndërsa Britania nga 2.1 për qind këtë vit do të ngadalësohet në 2 për qind në 2017-ën.

Eurozona projektohet në 1.4 për qind rritje për 2016-ën dhe 1.7 për qind vitin që vjen. OECD ka shkurtuar parashikimin e rritjes edhe për Gjermaninë me 0.5 për qind, në 1.3 për qind këtë vit. Në Kinë, me tranzicionin nga prodhimi në shërbime, rritja do të mbetet 6.5 për qind në 2016-ën. OECD tregon se duhen politika më të forta fiskale në kundër-përgjijge, kombinuar me reforma të rinovuara strukturore./Monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tkurret-ekonomia-boterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala