Tjetër krim në Shqipëri, 26-vjeçari vritet në malin e Gramozit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në malin e Gramozit, pranë piramidës numër 4.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se pas një konflikti të çastit mes dy barinjve shtetasi A.I. 54-vjeç, banues në fshatin Kreshovë të Ersekës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mario Laho, 26 vjeç, banues në fshatin Starje, i cili ka mbetur i plagosur.

Bëhet e ditur se 26-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Autori, pas këtij veprimi, ka mundur të largohet. Arsyet e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

Për këtë ngjarje mësohet se është vënë në dijeni edhe policia greke. / Top Channel/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tjeter-krim-ne-shqiperi-26-vjecari-vritet-ne-malin-e-gramozit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala