Titulli Premier Ligës është më i vështirë për të fituar se La Liga

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrojtësi i majt i Chelseat Filipe Luis thot se është shumë më vështir se ka menduar që ta fitoj titullin e ligës angleze.

Atletico Madrid pati shkaktuar një tronditje të madhe duke mposhtur Real Madrid dhe Barcelona në garë për titull të La Liga dhe megjithëse anesori brazilian pranon se ishte një sfidë e madhe për tu përballur me ato dy klube ne fund te sezonit, por konkurrenca e Premier League ka ardhur si një goditje per te.

Ai tha: “Në Spanjë ju luftoni, natyrisht, kundër Real Madrid dhe Barcelona dhe ata pothuajse asnjëherë nuk humbasin për shkak se ata kanë skuadrat më të mëdha dhe ato janë dy nga klubet më të mëdha në botë. Pra, është vërtetë e vështirë.

“Por në Premier League klubet e mëdha mund të humbin. Lojërat që do të duhej të jenë te lehta kurrë nuk janë të lehta. Kjo është arsyeja pse ne, dhe ekipet e tjera, humbasim pikë.

 “Në Spanjë ju merrni mesatarisht 90 ose mbi një 100 pikë për të qenë kampion, por këtu ne Chelsea do të marrim pak më pak. Por në të njëjtën mënyrë si Spanja, ne duhet të përpiqemi për të fituar të gjitha ndeshjet. ”

Ndërkohë, Diego Costa shpreson të kthehet në kohë pas një dëmtimi për perballjen me Arsenalin më 26 prill.
Costa çaloi dhe doli jashtë vetëm 12 minuta pas ardhjes si zëvendësues në fitoren 2-1 ndaj Stoke të shtunën.

Bossi i bluve Jose Mourinho kishte shpresuar qe golashënuesi më i mirë i Chelseat do të jetë jashtë për vetëm dy javë, por ai do të humbasë ndeshjen me Manchester United më 18 prill

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/titulli-premier-liges-eshte-me-i-veshtire-per-te-fituar-se-la-liga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala