Tiranë: Nga të ftohtit vdesin dy persona

Autori:Avdyl Pajaziti

I ftohti ka shënuar dy viktimat e para në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dy persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen nga i ftohti që ka kapluar Shqipërinë gjatë 48 orëve të fundit. Ngjarjet janë bërë me dije nga Policia.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se në datë 17 janar 2016, në QSUT, në urgjencën kardiake, ka vdekur shtetasi F.J., 56 vjeç, i pastrehë.

Policia ka bërë me dije se nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka qenë natyrale, nga temperatura e ulët. Ndërkohë ngjarja tjetër ka ndodhur në Qytetin Studenti.

Sipas Policisë, më 17 janar 2016, në Qytetin Studenti, në një nga bodrumet e njërës prej godinave, është gjetur i vdekur shtetasi Th.Th., 73 vjeç, banues në godinat e Qytetit Studenti, pa rezidencë fikse. /Panorama/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tirane-nga-te-ftohtit-vdesin-dy-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala