Tiranë: Mblidhet me urgjencë Shtabi i Emergjencave

Autori:Gazeta Fjala

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, ka mbledhur me urgjencë të dielën Shtabin e Emergjencave me qëllim koordinimin e punës në terren dhe rritjen e gadishmërisë pas shirave të rrëmbyeshëm në kryeqytet.

Prefekti Vorpsi ka thënë se “prioritet është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave”.

Prefekti ka vënë më tej theksin tek garantimi i kalueshmërisë rrugore.

“Rëndësi e veçantë t’u jepet ujëmbledhësve”, ka thënë Vorpsi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tirane-mblidhet-me-urgjence-shtabi-i-emergjencave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala