Tiranë: 68 vjeçari ia ngul vetes thikën

Autori:Zekirja Shabani

Një 68-vjeçar ka tentuar që të vrasë veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në banesën e shtetasit K.L. banues në Laknas të Kamzës.

Burime nga policia bëjnë me dije se 68-vjeçari ka përfituar nga momenti kur ka qenë i vetëm në banesë. Si pasojë e tentativës së vetëvrasjes, ai ka marrë një plagë të rëndë në trup dhe ndodhet në spital,  në nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake mendohet se ai e ka kryer aktin në gjendje depresive, shkruan Gazeta Shqip.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tirane-68-vjecari-ia-ngul-vetes-thiken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala