Tirana, pako me ushqime për familjet në nevojë për festën e Kurban Bajramit

Autori:Gazeta Fjala

Me rastin e Ditës së Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës iu është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke iu shpërndarë pako me ushqime.

Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi besimtarët myslimanë për më shumë solidaritet dhe dashuri me njëri-tjetrin.

Në kohë të ngarkuara, ku secili mundohet t’ia dalë mbanë, ndonjëherë harrojmë disa nga parimet më bazë, parimet e solidaritetit dhe të dashurisë ndaj njëri-tjetrit”, tha Veliaj. Ai bëri të ditur se për të përmbushur këtë qëllim, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, ka shpërndarë sot ndihma për disa familje në nevojë të qytetit të Tiranës, që edhe ata të gëzojnë këtë ditë feste. “E sotmja është një ditë për të qenë pak më njerëzorë, më solidarë e më bujarë! Bashkia e Tiranës shpërndau paketa ushqimore për familjet në nevojë, por kjo nuk mjafton, bëje edhe ti për fqinjin tënd”, u shpreh Veliaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në këtë ditë simbolike të ndarjes së të mirë me të tjerët të ndihmojnë ata që janë më në nevojë. “Dua që t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, atyre që Zoti u ka dhënë mundësi që të kenë më shumë se ç’kanë nevojë, që ta ndajnë pjesën e mbetur me nevojtarët, me të afërmit e tyre, me fqinjët, me ata që ndoshta sot, kanë më shumë nevojë për ndihmë, që të sigurohemi që në një ditë si kjo të jemi të gjithë të barabartë”, tha Veliaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tirana-pako-me-ushqime-per-familjet-ne-nevoje-per-festen-e-kurban-bajramit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala