Thyhet rekordi, treni arrin shpejtësinë maksimale

Autori:Avdyl Pajaziti

Për herë të parë në histori, një tren ka arritur të kalojë shpejtësinë 600 km/h. Kjo ka ndodhur në Japoni, ku gjatë një testimi eksperimental në linjën Maglev në provincën Yamanashi, pranë malit Fuji, treni ka arritur shpejtësinë 603km/h.

Ky është një rekord botëror, i cili ka mundur rekordin e 580km/h të arritur për herë të parë javën e kaluar dhe rekordi prej 581km/h, i thyer po në Japoni, në vitin 2003.

Ky tren do të jetë pjesë e linjës së re super të shpejtë mes Tokios dhe Nagoyas, e cila do të nisë funksionimin në vitin 2027, ndërsa në vitin 2045 mendohet të shtrihet deri në Osaka, kur kryeqendra e Kansait do të arrihet të përshkohet vetëm në një orë e 7 minuta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thyhet-rekordi-treni-arrin-shpejtesine-maksimale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala