Thirrja e fundit e kapitenit të Germanwings

Autori:Zekirja Shabani

Regjistrimet dramatike nga kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar të Germanwings kanë zbuluar përpjekjet e dëshpëruara të kapitenit për t’u kthyer në kabinë për të rimarrë kontrollin e fluturimit.

Në transkriptin e botuar sot nga Bild, zbulohet se kapiteni Sondheimer kishte kërkuar falje për vonesën që do të ndodhte për 26 minuta deri në Dusseldorf ku kishte pasur të mbërrinte aeroplani i rrëzuar.

Sipas transkriptove të nxjerra nga kutia e zezë, kapiteni Patrick Sondheimer i kishte bërtitur pilotit tjetër, Andreas Lubitz: “Hape derën për hir të Zotit”.

Sondheimer kishte shkuar në toalet dhe kur ishte kthyer në kabinën e pilotit nuk kishte pasur mundësi të hynte.

Anderas Lubitz nuk e kishte hapur derën dhe e kishte drejtuar aeroplanin drejt rrëzimit, shkruan DailyMail.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thirrja-e-fundit-e-kapitenit-te-germanwings/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala