Thirrja e dhjetë për ide biznesi

Autori:Avdyl Pajaziti

Thirrja e dhjetë për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e ICK-së është e hapur deri më 30 shtator 2015.

Për një vend në inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (ICK) mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit që kanë ide inovative të bazuara në teknologji informative.

Thirrja e dhjetë për ide biznesi është një mundësi për të gjithë të interesuarit që ti shndërrojnë idetë e tyre komerciale në biznes fitimprurës si dhe të zgjerojnë biznesin e tyre aktual.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë online për të fituar mbështetje për biznesin e tyre nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo (ICK). Inkubatori i mbështet me mentorim, konsultim, trajnime duke ofruar edhe qasje në zyre dhe ambiente të tjera.

Gjithashtu me ndihmën e Inkubatorit ekipet përfitojnë nga ICK-ja edhe rrjetëzim me biznese lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Ekipet e Inkubatorit përfitojnë qasje direkte nga programet e partnerëve tanë si p.sh.:

• Microsoft BizSpark Network Partner

• Amazon Web Service

• Global Entrepreneurship Network

• CEED Kosovo – Programi për Zhvillim dhe Planifikim të Biznesit, etj.

Duke qenë pjesë e Inkubatorit të ICK-së disa nga ekipet përfituese kanë fituar mundësi të rrisin biznesin e tyre ne akselerator të njohur si p.sh. Silicon Valley; StartupYard, ITU’ARI (Stamboll dhe Chicago) etj, pohon Safet Rama, menaxher i Inkbubatorit në ICK.

Sipas tij, “thirrja e dhjetë për ide biznesi është një mundësi për të gjithë të interesuarit që ti shndërrojnë idetë e tyre komerciale në biznes fitimprurës si dhe të zgjerojnë biznesin e tyre aktual”.

Sipas menaxherit të Inkubatorit, deri sot mbi 50 startupa kanë zhvillu idetë e tyre të biznesit me mbështetjen e Inkubatorit të ICK-së. Një numër i konsiderueshëm i tyre tash janë prezente në tregun vendor dhe global si p.sh.: Appsix, Zag Apps, Solaborate, Gjirafa, iziSurvay dhe shumë ekipe tjera të cilat mund ti gjeni në webin e ICK-së.

Mundësi aplikimi kanë të gjithë ata që duan që të nisin biznesin e tyre, e që kanë ide të shkëlqyeshme të bazuara në TIK me potencial në treg.

Po ashtu mund të aplikojnë edhe ata që kanë kompani ekzistuese që janë të pranishëm në treg më pak se dy vjet, që kanë një produkt ose shërbim inovativ dhe duan ta zgjerojnë biznesin e tyre.

ICK do të krijojë vende të reja pune përmes bizneseve të cilat i përkrah dhe do të ofrojë trajnime për të rinjtë për punë në tregun më të gjerë.

Innovation Centre Kosovo është e themeluar nga Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, dhe mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe ajo Suedeze.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thirrja-e-dhjete-per-ide-biznesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala