Thikë pas shpine, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar është arrestuar në Gjilan për shkak se pas një fjalosje kishte therur me thikë në shpinë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.