Therret me thikë në festën e pavarësisë

Në kremten e pavarësisë në Sheshin Shatërvan në Prizren, të martën në mbrëmje, një qytetar është ther me thikë pas një zënke mes tre qytetarëve. I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.
Sipas raporteve mjekësore thuhet se plaga është në regjionin e mushkërive dhe konsiderohet lëndim i rëndë trupor që kërkon intervenim kirurgjik. Ndërkaq, policia ka kryer dy arrestime dhe është në kërkim edhe të një tjetri ngase ekziston dyshimi i bazuar se këta të tre në bashkëveprim e kanë kryer sulmin. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili pritet që gjatë ditës së sotme të merr vendim për rastin.