Therren me thika në Kaçanik

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës të mërkurën ka intervenuar në një rrahje në mes të tre meshkujve në stacionin e autobusëve në Kaçanik.

Tre meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje të mëhershme ishin përleshur fizikisht në mes veti.

Si pasojë e përleshjes tre personat i involvuar kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Dy nga të lënduarit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur dhe mjete të mprehta (thika).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/therren-me-thika-ne-kacanik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala