Theret me thikë një polic në veri të Mitrovicës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një polic serb i Kosovës dhe një qytetar serb në Mitrovicën e veriut janë therur me thikë nga disa persona ende të panjohur.

Burime të KosovaPress bëjnë të të ditur se polici me emrin Ivan Laketiq, i njohur me nofkën Laki, dhe qytetari i therur po tentonin ta parandalojnë një vjedhje në një shitore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Krajl Petri” në veri të Mitrovicës afër shitores së quajtur “Vrbas.”

Policia është duke e hetuar rastin. /Kp/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/theret-me-thike-nje-polic-ne-veri-te-mitrovices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala