Theranda e Dardana në terr

Autori:Zekirja Shabani

Për shkak të punimeve që është duke bërë KEDS, në rrjetin elektrik, një numër i madh i fshatrave dhe lagjeve të komunave Therandë dhe Dardanë, sot do të kenë mungesë të energjisë elektrike.

Nga ora 10:00 deri në orën 14:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reshtani; Lagjja ,”Bajraktarët”; Shkolla “Destan Bajraktari”; dhe Lagjja “Gani Sallauka” në Therandë, thuhet në një njoftim të KEDS-it.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave 10 kV.

Ndërsa, në Dardanë 11:00 deri në orën 15:00 gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hogoshti; ETC; Ekonomia e Pyjeve; Kamenica – Sera; Moqari i Epërm; Bosce; Stralica; Kopërnica; Kolloleq; Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme; Vriqevcë; Kranidell (Repetitori); Satllar; Bujanovc; Poliqkë; Marocë; Lajqiqi; Desivojca; Tërstena; Velegllava; Lisocka; Gjyrishevcë; Shahiq; Kostadincë; Dazhnicë; Bradillovcë; Feriqeva; Gmica; Tuxhevci; Sfirca; Zajqevci dhe Berivocë.

Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të ormanit 0.4 kV” .

E prej orës 11:00 deri në orën 15:00 prapë në Dardanë, gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Koretini, Topanica, Bllata, Nitex, Crepi, Kormian i Epërm, Kormian i Poshtëm, Domorovci, Hodonovci, Tasimi dhe Ujësjellësi Korinjan.

Shkyçja po ashtu bëhet me qëllim të ndërrimit të ormanit 0.4 kV”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/theranda-e-dardana-ne-terr/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala