Themelohet rrjeti i biznesmenëve të diasporës në Australi

Autori:Avdyl Pajaziti

Me ndihmën e Ministrisë së Diasporës është themeluar Rrjeti i bizneseve të Diasporës në Australi. Ky rrjet ka selinë në Melburn.

Nga afaristët që ishin të pranishëm u konstituua edhe kryesia prej 11 anetarëve e cila do plotësohet në të ardhmen me afaristët tjerë nga të gjitha pjesët e Australisë. Kryetar u zgjodh Tim Dardania.

E gjithë kjo njoftohet se u arrit falë udhëheqjes që bëri drejtori për Investime të Diasporës në ministrinë përkatëse, Naim Dedushaj, i cili gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime të shumta me afaristë të diasporës që jetojnë në Australi, përkatësisht në qytetet Sydney ,Melburne , Dandenong , Adelaide , Camberra etj.

Në themelimin e saj mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari. Ai i ftoi afaristët shqiptar nga gjitha trevat shqiptare ti bashkohen dhe të bëhen anëtar.

Pas takimeve dhe vizitave te shumta tek bizneset e diasporës në Australi , u themelua edhe rrjeti i bizneseve të Diasporës shqiptare në Sydney.

Themelimi i këtyre rrjeteve është pjesë e projektit të Ministrisë së Diasporës për krijimin e rrjeteve të bizneseve shqiptare në botë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/themelohet-rrjeti-i-biznesmeneve-te-diaspores-ne-australi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala