Themelohet Këshilli Kombëtar për Investime

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Kombëtar për Investime. Këshilli do të shërbej si platformë përmes të cilës do të diskutohen planet e financimit për secilin hap të ndërlidhur me projektet infrastrukturore nga Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore. Për më tepër, qëllimi i Këshillit është që të siguroj sinergji në mes të burimeve të ndryshme të financimit, raporton Gazeta Fjala.
Këshilli ka përbërjen si vijon:
– Ministri i Financave, bashkë-kryesues;
– Ministri i Integrimit Evropian, bashkë-kryesues;
– Ministri i Punëve të Jashtme, anëtar;
– Ministri i Zhvillimit Ekonomik, anëtar;
– Ministri i Infrastrukturës, anëtar;
– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;
– Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, anëtar;
– Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, anëtar;
– Ministri i Kthimit dhe Komuniteteve, anëtar;
– Kryesuesi i Grupit Drejtues për Planifikim Strategjik, anëtar./Gazeta Fjala/