Thellohet kriza në Greqi: 50 mijë anulime në ditë të rezervimeve turistike

Autori:Avdyl Pajaziti

Shoqatat e kompanive turistike në Greqi, ka bërë të ditur se nga e hëna, brenda dite arrijnë rreth 50 mijë anulime të rezervimeve nga turistët.

Kjo është një goditje e rëndë për turizmin në Greqi, pasi këto lloj rezervimesh të tipit “në orën e fundit” përbëjnë 20 për qind të totalit të rezervimeve gjatë këtij viti.

Mediat vendore raportojnë se shoqatat e eksportuesve në Greqi ka vlerësuar se humbjet e kompanive është 80 milionë euro për javë, që i bije se në javët e ardhshme eksporti do të bijë në 7 për qind, kurse importi në 28 për qind, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, që nga mëngjesi i sotëm radhët e pensionistëve janë parë të jenë të gjata në 1000 degë të bankave, ku sportelet e tyre mund të marrin deri në 120 euro nga pensionet e tyre të cilat nuk janë paguar për muajin qershor. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thellohet-kriza-ne-greqi-50-mije-anulime-ne-dite-te-rezervimeve-turistike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala