The Guardian shkruan për EULEX-in nën akuzat për korrupsion

Autori:Avdyl Pajaziti

Misioni më i madh i jashtëm i Bashkimit Europian po akuzohet për përdorimin e fuqive të veta në përpjekje për ta heshtur një denoncuese e cila pretendon të ketë prova të korrupsionit të mundshëm.
EULEX, misioni i huaj në Kosovë, është duke u marrë me rebelen brenda vetë misionit të tyre, avokaten me bazë në Londër Maria Bamieh. Ajo pretendon se ajo ishte larguar nga puna pasi që kishte raportuar për korrupsion brenda stafit të EULEX.

Por tani Bamieh dhe avokati i saj janë paralajmëruar zyrtarisht nga EULEX-i, që ata mund të ndiqen penalisht dhe madje edhe të burgosen nëse zbulojnë ndonjë hollësi që ka të bëjë me punën e saj në Kosovë dhe të kolegëve të saj, shkruhet në artikull.

The Guardian ka bërë një përmbledhje të çështjes Bamieh dhe EULEX, duke përmendur se kjo çështje është shqetësuese për Kosovën dhe Brukselin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/the-guardian-shkruan-per-eulex-in-nen-akuzat-per-korrupsion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala