The Guardian: Në Shkup po falsifikohet historia përmes arkitekturës

Autori:Avdyl Pajaziti

“The Guardian” shkruan për Shkupin me pamje të re në kuadër të projektit ” Shkupi 2014″, duke komentuar mbi arkitekturën e qytetit si tendencioze, arkitekturë që bie në sy për zbukurimet dhe antikitetin e saj të pakultivuar, edhe pse tërheqëse në dukje.

Po të ecësh përgjatë lumit Vardar, mespërmes Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë, do të takosh një arkitekturë shkëlqyese, ndërtesa neoklasike të zbukuruara me figura mitike. “The Guardian” shkruan se këto forma arkitekturore nuk ishin aty para pesë vitesh

Në Prillin hershëm, baret përreth lumit shkunden për të rifilluar punën në tarasat buzë ujërave të Vardarit pas dimrit të gjatë. Urat që takohen me statujat e heronjve, artistëve dhe shkrimtarëve maqedonë përshkojnë ujërat e qetë dhe të ngadaltë të Lumit të Vardarit.

Këndi i harruar i ish-Jugosllavisë nga Evropa është rraskpitur që nga 2010-a, duke rezultuar me qindra ndërtesa të mëdha urbane si dhe qindra statuja në mes të kryeqytetit të maqedon.

Projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014” pothuajse është realizuar në plotni, projekt i cili duhej realizuar në vitin paraprak. Kjo punë për ta kultivuar një qytet antik me statuja dhe ndërtesa antike është poaq intrigues dhe përçarës njëjtë sikur në momentin kur u dha lajmi për projektin.

Projekti ka dy qëllime: të tërheq turistë, si dhe të zbulojë ngjarjet dhe vlerat historike që Maqedonia ka ndaj Greqisë, duke aluduar në patriotizmin e maqedonasve nacionalistë.

Ky projekt ka kushtuar dikund prej 200 milionë e deri në 500 milionë euro, varësisht me kënd flet për këtë çështje, duke rezultuar me një qendër me pamje krejtësisht të re, shkruan “The Guardian”.

“Eshtë e pavlerë, por po sjell vizitorë”, ka thënë Oliver Stefanovski, menagjer i hotelit “Unity” në Shkup.

Sipas “The Guardian”, maqedonasit po brengosen për shpenzimet nga paraja publike në këtë projekt, duke dalur me një rezultat kuantitativ dhe falso.

Poashtu shqetësim i madh është edhe fakti që qeveria maqedonase injoron rolin e muslimanëve shqiptarë në historinë e Maqedonisë në këtë projekt, duke mos e reprezentuar atë në mënyrë të drejtë, apo duke mos e reprezentuar fare.

Në qendrën me pamje të re të qytetit, gjendet statuja e Aleksandrit të Madh, rrethuar me statuja të tjera luftëtarësh dhe një fontanë të xhingilosur me drita dhe reklama artistike.

Më poshtë, përgjatë lumit të Vardarit takoheni me statujën e Filipit të Maqedonisë, me dorën lartë në qiell duke shikuar prapra. “Preferoj këtë pjesë të qytetit më shumë se pjesën tjetër. Kjo është historia jonë e vërtetë”, thotë një pronare e një restauranti të vogël në Shkup.

Vizitorët e huaj preferonin që së pari të vizitonin dhe të endeshin në Pazarin e Vjetër të Shkupit ku mund të shihnit Xhaminë dhe objektin e vjetër në një maje kodre.

Por tani, pas pesë minutash që keni pirë një kafe turke, ju mund të gjendeni në një ambient krejt tjetër, largë traditave të Lindjes së Mesme, në një vend të traditave të lashta evropiane të rrethuar me arkitekturë imagjinare dhe tërheqëse.

Sipas “The Guardian”, mendimet mund të jenë të ndryshme mbi këtë çështje, mirëpo projekti “Shkupi 2014”, e ka shndërruar Kryeqytetin në një prej vendeve më jo-ortodokse, dhe ia vlen që të vizitohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/the-guardian-ne-shkup-po-falsifikohet-historia-permes-arkitektures/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala