The Economist: Kjo është Shqipërisë etnike

Autori:Avdyl Pajaziti

Revista e njohur The Economist, në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka publikuar hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan.

Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve atje.

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnike, njëjtë si në vitin 2001”, shkruan The Economist.

Tutje ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/the-economist-kjo-eshte-shqiperise-etnike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala