Thaqi: 28 Nëntori, ngjarje e madhe kombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook ua ka uruar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve. Ai ka thënë se kjo festë e flamurit, e cila na bën krenarë me të kaluarën tonë, duhet të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.

“Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është ngjarje e madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë.

Bashkëkombësve tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik.

Kjo datë na kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thaqi-28-nentori-ngjarje-e-madhe-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala