“Thahet” Peja

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk është vetëm kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë, që ka probleme me reduktime të ujit, sepse me probleme të njëjta po ballafaqohet edhe qyteti i Pejës.

Drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Hidrodrini” në Pejë, Agron Tigani, ka sqaruar për Telegrafin se reduktimet bëhen vetëm në një pjesë të qytetit – kryesisht nëpër fshatra – për ta ngritur presionin e ujit nëpër disa zona në qytet ku më vështirë arrin uji.

Sipas tij, reduktimet janë si pasojë e keqpërdorimeve të shfrytëzuesve të ujit dhe uljes së nivelit nëpër burime, duke shtuar se “reduktimet janë të pakta, që mund të zgjasin 2-3 tri orë brenda 24 orëve.

“Çdo vit kemi problem me ulje të presionit të ujit. Reduktimet bëhen për t’i furnizuar me ujë pjesët më të larta të objekteve banesore – katin e tretë, të katërt dhe të pestin. Nëse një ditë bie shi, menjëherë stabilizohet gjendja”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar këto redukime nuk mund të cilësohen si të ashpra, duke shtuar se të atakuar prej këtyre reduktimeve janë 1000-1500 konsumatorë.

“Ne i kemi 45 mijë konsumatorë. Në fshatrat e mëposhtëm të Pejës, kur bëhet ndalja e ujit, në ora 8:00 në banorët furnizohen me ujë deri ne ora 12, për shkak se gypi është i mbushur me ujë. Kjo fazë me reduktime të ujit zgjat përafërsisht edhe 20 ditë. Probleme të tilla kemi vetëm gjatë verës”, ka shtuar Tigani. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thahet-peja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala