Thaçit i vie mire që protesta ishte e qetë dhe simbolike

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi i cili është edhe kryetar i PDK’së është ka shprehur ka ka deklaruar se është ndier mire pasi protesta e sotme ka përfunduar e qetë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Hashim Thaçit.

Më vjen mirë që protesta e sotme simbolike në pjesëmarrje ishte paqësore. Kjo dëshmon pjekurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe besimin e tyre në institucionet e shtetit të tyre. Eshtë e vërtetë që Kosova ende përballet me sfida, por është po ashtu e vërtetë që bashkërisht kemi arritur suksese të shumta. Prandaj, të vazhdojmë t’i bashkojmë energjitë tona pozitive dhe gjithë potencialin tonë ta vëmë në shërbim të interesit tonë nacional dhe shtetëror. HTH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/thacit-i-vie-mire-qe-protesta-ishte-e-qete-dhe-simbolike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala